Agim Doçi: Unë mirë e di çfarë do një grua…

agim doçi unë e di mirë

Unë mirë e di çfarë do një grua…poezi nga Agim Doçi

Nëse një grua mrekullohet
Vetëm nga vargu im i thjeshtë
Unë jam Romeo që dashurohem
Sapo të bëhet ajo Xhulietë!….

Sepse e di se çfarë është ëndrra
Dhe dashurinë unë e kuptoj!
sa fantastike që ësht’ femra
E di veç ZOTI që e krijoi!

Unë mirë e di çfarë do një grua!
Një fjalë të ngrohtë dhe çiltërsi.
Brenda në shishe më futi mua!
Se isha Djalli në Dashuri!…

ObserverKult

Lexo edhe:

AGIM DOÇI: NJË JETË TEK NËNA, KOKËN E MBËSHTETA…

Një jetë tek nëna, kokën e mbështeta
Nga gjoksi i saj, unë kurrë s’u ndava
Një jetë të tërë, më rriti malli…
Dhe kurrë me nënën, unë nuk u çmalla!

Kur isha i vogël, nëna më thoshte;
– do bëhesh gjysh, e s’do jetë vonë!
Më mori malli, për të gjith’ nënat
sa shumë mall kam, sa më mungojnë….

Kur isha i vogël, mes qiellit e tokës
Më dukej se nëna, më e mirë e botës…
Ish nëna ime …. askush tjetër…
Legjenda e nënës, e re dhe e vjetër…

S’je mbretëreshë, as perëndi,
Ndonëse e gjithë bota, të bie nën gjunjë,
Fjala e nënës, si me magji,
Dritë i jep jetës, të bën fatlum!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult