Zhuliana Jorganxhi: Erdhe ti iku mërzia

Dikush ma theu zemrën sot.
Mërzia u ul këmbëkrye në të…
E vetme, s’e hiqja dot.

Në një cep të ditës,
U shfaqe ti…

Fjala jote më dielloi…
Mërzia shmpiu këmbët,
Nuk diti nga shkoi…

7 tetor 1976