Agim Mala: Një qind vjet rrugë drejt vetmisë tënde

Nga një natë e kemi sonte
Ti tënden
Unë timen

Mes nesh hapësirë
muret e ftohta Qytetet
oqeani i cemtë

Një qind vjet rrugë drejt vetmisë tënde

Çdo gjë është në mes nesh
por kot-
përtej hapësirës Mureve
unë përsëri të shoh
 
Të shoh ashtu
si të dua
të prek me gishtërinj që dridhen

O zot
gabimisht erdhëm
gabimisht do të shkojmë.

*Titulli i origjinalit: “Në mes”