Agim Spahiu: Po t’i fal sytë. Merri sytë!

Agim Spahiu

Qysh t’i them mungesat?! S’mundem, mungesat nuk thuhen,
mungesat veç ndjehen, të zënë si ethet
e s’ke më gojë as fjalë, mbytesh në ankth e mall,
veç sytë të thonë se je gjallë . . .
Po t’i fal sytë. Merri sytë!
Me dy drita syri të flas nga thellësitë,
të them je gjëma ime, je shpresa ime –
e heshtura me gjëmime. Të them – je muzikë,
gjëmëtare kundër gjëmës, këngë e mbushur prej ëndrrës . .
Me dy drita syri të them je e vërtetë
që më mban në jetë, plagë që dhemb e vdekjen
e tremb . . .
Qysh t’i them mungesat?! Ndruhem, mungesat nuk thuhen,
mungesat me ty shkrihen, flenë dhe ringrihen,
në ty përpëliten, dridhen, të shtojnë dhimbën –
drita i largon, terri i afron . . .
Po t’i fal sytë! Merri sytë!
E në dy drita syri, në dy drita syri të ndiej
si më ndrit ylli.

ObserverKult

Lexo edhe:

ROBERT DESNOS: VJERSHA PËR TË PANJOHURËN

Lexo edhe:

AJNSHTAJNI: E URREJA SHKOLLËN, NUK KISHA BESIM TEK MËSUESIT, NOTAT, SISTEMI SHKOLLOR…

Ajnshtajni: Mendja njerëzore përdor vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit të saj

Shkolla më la në baltë, dhe unë e lashtë në baltë shkollën. Mësuesit silleshin si Fildvebel-a (rreshterë). Unë doja të mësoja ato që doja të dija, por ata donin që unë të mësoja për provimet. Ai që urreja më shumë ishte sistemi konkurrues atje, dhe sidomos sportet. Për shkak të kësaj, nuk vleja për asgjë, dhe disa herë më sugjeruan të largohesha.

Kjo ishte një shkollë katolike në Munih. Ndieja se etja ime për dije po mbytej prej mësuesve të mi; për ta, matësi i vetëm ishin notat. Si mundet një mësues të kuptojë të rinjtë, me një sistem si ky?

Tekstin e plotë mund ta gjeni KETU

ObserverKult