Çmimi Shtetëror “22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 do t’i jepet studiuesit dhe poetit Agim Vinca dhe shkrimtarit Ahmet Selmanit.
“Shpërblimi do t’u jepet fituesve më 22 nëntor të vitit 2023 në ora 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria gjegjëse e Maqedonisë së Veriut.
Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” udhëhiqet nga Reshat Ameti. Ky Komision vlerësoi që dy personalitetet kanë dhënë kontribut në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përmirësuar bashkëjetesën e pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme./Portalb.mk
ObserverKult
Lexo edhe:
AHMET SELMANI: LUTJE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
(ose kujtesë për thikën e ngulur në mes)
Ynëzot
bëje Shqiprinë t’i mbajë sytë
nga Kosova
dhe Kosovën t’i mbajë sytë
nga Shqipëria
e të kujtohen se janë një trup
i ndarë më dysh
e ta heqin thikën e vjetër që u rri
ngulur në mes
amin
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
AHMET SELMANI: PASI U LARGUA… SEÇ MË KAPLOI NJË MALL PËRVËLUES PËR TË
IKTURIMI I FLUTURËS nga Ahmet Selmani
(ose zëri i fjetur)
Teksa qëndroja kundruall pyllnajës së luleve, i mahnitur nga laryshia dhe bukuria e tyre, sa çel e mbyll sytë ia behu një flutur tmerrësisht e bukur duke u ndalur mbi fletëzat e gjera të njërës prej tyre. Gati më dehu me bukurinë e saj përrallore. Ishte aq e bukur, sa çdo lule e linte nën hije. Ndonëse aty nuk qëndroi gjatë për t’u ngopur duke e parë, mjaftoi edhe ajo kohë e shkurtër që unë të mbetesha si i gozhduar pa bëzajtur fare.
Pasi u largua tutje me fluturimin e saj engjëllor e magjik, seç më kaploi një mall përvëlues për të.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult