Jetoj në kushte të jashtëzakonshme
Furnizohem me artikuj jashtëzakonisht të shtrenjtë
Marr rrogë jashtëzakonisht të ulët
Thith ajër jashtëzakonisht të ndotur
Jetoj në një vend të jashtëzakonshëm
Rrethuar nga njerëz të jashtëzakonshëm
Jashtëzakonisht të qetë
Jashtëzakonisht nervozë
Jetoj në gjendje të jashtëzakonshme.
Bëj gjumë të jashtëzakonshëm
Shoh ëndrra të jashtëzakonshme
(një ujk jashtëzakonisht të butë
E një qengj jashtëzakonisht gjakpirës)
Sillem në mënyrë të jashtëzakonshme
Jashtëzakonisht urtësisht
Jashtëzakonisht marrëzisht
Vërtet jam i jashtëzakonshëm.
I jashtë-zakon-shëm!
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM VINCA: NGA KASAJ NË PARNAS, HOMAZH PËR HAMIT ALIAJN
Nga: Agim Vinca
Hamit Aliaj lindi në Kasaj të Tropojës, fshat që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Në këtë fshat u rrit djaloshi që do të shkruante vargjet më të bukura, më tronditëse, për ndarjen tragjike të trojeve shqiptare.
Kur ai erdhi në këtë botë, një ditë vjeshte të vitit 1954, shqiptarët kishin vite që nuk mund të shkonin më te njëri-tjetri për shkak të këtij kufiri absurd.
As në dasmë, as në mort, as në gëzim e as në hidhërim.
Vetëm zogjtë e malit guxonin ta kalonin atë vijë tragjike që ndante njerëzit e një gjaku. Kjo padrejtësi shekullore, ky absurditet i historisë, do të bëhet lajtmotiv i vargjeve të poetit, i cili, qysh në fillim, shpallte botërisht: “Bjeshkët janë mbiemri im”. (Ky është titulli i librit të parë të Hamit Aliajt, të cilin e botoi kur ishte njëzet vjeç).
Edhe poetë të tjerë shqiptarë, këndej e andej kufirit, në Kosovë e në Shqipëri, në Jug e në Veri, e kanë trajtuar këtë temë: temën e ndarjes tragjike të trojeve shqiptare, por pothuajse askush si djaloshi nga Kasaj, që e kishte shtëpinë “pesëqind metra larg dhimbjes”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult