
Poezi nga Timo Flloko
Nëse thyhesh arenës së kësaj jete
Si nga disfatat në sheshin e një lufte,
Armët në i flaksh më në fund tutje,
Me triumfe po aq sa edhe humbje…
Në u tërheqsh, shpallsh armëpushimin,
Pa pyetur për trofe betejash të lavdishme dikur,
Me një degë ulliri si kurorë mbi krye,
Paqësisht ngri në ajër të bardhin flamur…
Mos u çudit nëse ta kthejnë shpinën,
Ata që për virtyt i faleshin vesit…
Të ndihesh i tradhtuar, sa edhe i fyer,
Për faj të egos që i degradon njerëzit…
Varur në ajër, kapur për fyti,
Prej cenit mjeran: interesit!
*Titulli i origjinalit: “Nëse”
ObserverKult
Lexo edhe:
“SI NDRYSHOVA EMRIN PËR SHKAK TË TITRIMIT NGA KINEZËT”, RRËFEHET TIMO FLLOKO
Aktori Timo Flloko ka ndërtuar një portret të pangatërrueshëm në kinematografinë shqiptare. E nisi me role episodike për të shkuar te rolet psikologjike, të thella, emocionale. Tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë”, i transmetuar në “Dixhitalb”, tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.
Timo Flloko tregon se kishte qejf të bëhej pilot, ndërsa prindërit donin që ai të bëhej doktor.
Ai tregon se si e fitoi konkursin për Akademinë e Arteve dhe kritikat që ka marrë në fillim nga regjisorët. Flloko tregon se si e ka ndryshuar emrin për shkak të titrimit nga kinezët, ndërkohë që zbulon dhe diskutimet me Saimir Kumbaron, i cili i dubloi zërin në filmin e tij të parë. Në rrëfimin e tij, Timo Flloko tregon se ka mësuar të përdorë të gjitha llojet e armëve, nga pistoleta, automatikë, mitraloza e topi. Me një batutë ai tregon se ka përdorur aq armë në karrierë, saqë meriton të ketë titullin “Gjeneral”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
————————————
Lexo edhe:
Timo Flloko: Si të të harroj?
ObserverKult