Poezi nga Agim Vinca: Kur jam me ty
Kam drojë se më thyhesh në dorë
si një gotë kristali
si një vazo lulesh
si një amforë detesh
E brishta ime.
Kam frikë se më shkrihesh në gojë
si fjollë bore
Se më thahesh në diell
si fije bari
Kam frikë.
Kur jam me ty…
Në ato çaste të vogla amshimi.
ObserverKult
—————————————
Lexo edhe:
AGIM VINCA: MIGJENI I MITROVICËS
Eulogji për mikun tim, poetin Sabit Idrizi (1955-2023)
Nga: Agim Vinca
Lajmi për ndarjen nga jeta të poetit Sabit Idrizi më tronditi pa masë. Sabitin e kam dashur si njeri dhe si poet.
E kam pasur “xhan”, do të thoshin vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria matanë Drinit, si thoshte Dritëro Agolli. E them me gojë plot se ky djalosh (mua më lejohet ta quaj kështu) i kishte shokët të rrallë edhe në fushën e letrave, por edhe në jetë: ishte model jo vetëm si talent, por edhe si karakter. Më vjen të klith si Çajupi dikur: “Si Sabiti s’ka të tjerë!”.
Nuk ka një muaj që e vizitova në shtëpinë e tij në Mitrovicë, tok me mikun e tij të jetës, Ganiun (Gani Baliun). Isha për një aktivitet kulturor në Mitrovicë, në hapjen e një minibiblioteke në Sheshin “Isa Boletini” dhe pasi u krye ceremonia e vitrina me libra u vendos në shesh, tok me dy miq të mi, Ganiun dhe Ismajlin, që të dy njerëz të letrave, morëm rrugën për tek Sabiti me familje, pa e ditur se ky do të ishte takimi im i fundit me të…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU