Agolli- gruas: Të falënderoj që s’më ke lënë…

agolli sadijen

Poezi nga Dritëro Agolli

Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,
Që ha këtë bukë të bardhë në sofër,
Që lulja s’m’u tha nga një brymë,
Që ngjita gjer lart atë kodër.

Të falënderoj dhe që pi nga mërzia
Të hidhurën kafe, të ligën cigare,
Të nxjerrë në muzg nga kutia,
Të blerë në treg me pak pare.

Të falënderoj dhe që ti s’më ke lënë,
T’i hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.
Për krahu me zor më ke zënë,
Të dalim me vrap nga kjo shpellë.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: PRES TË VIJË NJË NUSE…

Lexo edhe:

RRËFIMI I MARGARITA XHEPËS: SI E KAM NJOHUR DRITËRO AGOLLIN

"Poçari" poshtër agolli

Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, tregoi kohë më parë për njohjen me ish-kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli.

Me gjithë kujtimet e shumta, në librin “Ky është Dritëroi im”, Margarita veçon dy episode që lidhen me mbrojtjen e regjisorit Kujtim Spahivogli dhe një bisedë me Enver Hoxhën. Ky i fundit e kishte pyetur se si duhet të vepronin me arsimimin e të rinjve dhe nëse ata duhej të “racionalizoheshin” sipas shtëpive, por Dritëroi ia kthen:

“Secili arsimohet për vete dhe të gjithë bashkë bëjmë një shoqëri të shkolluar. Ja, çfarë do të ndodhte sikur të ishte arsimuar vetëm Naim Frashëri dhe vëllezërve të tij të mos u jepej e drejta? A do të bëhej edhe Samiu një shkrimtar i shquar?!”.

E kam njohur si person, kam recituar krijimet e tij më shumë se një gjysmëshekulli, tregon Margarita Xhepa. Krijimtaria e Dritëroit është repertori i interpretimeve të mia, gjatë gjithë jetës kjo, për faktin se ai, si rrallë krijues, të mbushte me frymëzim, me emocion.

Shkaku ishte se donte njerëzit e thjeshtë, donte tokën, vendlindjen, këngën, dashurinë, thurte vargje për nënën, që ishte “më e bukura nga të gjitha fshatarët…” ishte dhe mbetet vetvetja, Dritëro Agolli.

tekstin e plotë e gjeni KETU