Dritëro Agolli: Pas vdekjes sime disa do kënaqen…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

E di se pas vdekjes sime disa do kënaqen,
Do flasin: i mbylli sytë, e kyçi gojën lugati,
Se mjaft na ka prishur mendjen dhe paqen,
Se tepër litarin e kohës e zgjati.

E di se gëzimi i tyre i shkurtër do jetë,
Pas vdekjes sërishmi kam për t’u dalë
Me nofullë të rrjepur nga qindra faqe e fletë:
“Jam gjallë, a doni të hamë së bashku një ngjalë”?

ObserverKult

Lexo edhe:

AGOLLI: E DASHUR SADIJE! TË DUA SI JETËN TIME, MADJE EDHE MË SHUMË; DËSHIROJ SINQERISHT QË UNË TË VDES DHE TI TË JETOSH…

pas vdekjes dritero agolli

“Adio, gjakftohtësi, armë e shkrimeve të mija! Pse vallë? Kjo siç duket është merita jote. Unë në përgjithësi kurrë nuk kam hapur sytë rrugëve pas fustaneve, po tani i kam mbyllur fare – kudo vetëm ty të shoh”. Deri në fund të jetës, Dritëro Agolli e deshi Sadijen, jo sa vetja. Ai thotë, edhe më shumë. Do të mjaftonin vetëm disa letra, shkëputur nga një letërkëmbim i gjatë, për të kuptuar, ndoshta jo gjithçka, por diçka nga ajo ndjenjë e thellë që i lidhte. Ai, tashmë poet e shkrimtar i konsoliduar, “në moshën e Krishtit”, siç thotë ai, ndërsa ajo, një vajzë, që sapo kishte mbaruar shkollën e punonte si mësuese letërsie në Shkodër.

Ai në Tiranë, ndërsa ajo në Shkodër. Një distancë e gjatë asokohe, kur mjetet e transportit ishin të kufizuara, ndërsa ato të komunikimit përmblidheshin në ndonjë telefon të rrallë, letra e telegrame. Sot, në botën e teknologjisë, së skype-it, whatsapp-it, facebook-ut, ato letrat e zverdhura nga koha dhe të shkruara me dorë, janë edhe më të vyera dhe të papërsëritshme. Aq më tepër kur shkruhen nga njerëz të letrave.

Tekstin e plotë egjeni duke klikuar në linkun KETU