Bujar Kapexhiu: Teatër ndërtuan baballarët, me thonj e dhëmbë hekuri…

Nga Bujar Kapexhiu

Të bukur,
të thjeshtë,
Teatër ndërtuan baballarët,
Me thonj e dhëmbë hekuri,
bijtë e shqyen, barbarët.
Goditën mendjen,
rrënuan shpirtin dhe historinë,
Me paratë e vjedhura për të
ngopur babëzinë!
Në këtë zbrazëtirë
me parmakë rrethuar,
shumë ëndërra,
në tjetër botë
kam jetuar,
Mes zërave të butë e fjalëve
plot mençuri,
Kam qarë
e kam qeshur
qysh kur isha
ende fëmi

ObserverKult

Lexo edhe:

FLET BUJAR KAPEXHIU: JA ÇKA TË GJENTE NËSE E NDIQJE MODËN…

Nëse ndiqje modën, shihje kanale të huaja televizive, mund të përfundoje “gazi i botës” nëpër sheshe publike. Ka qenë një nga format e kohës të kritikoje një person, një individ, një familjar, një nxënës, pedagog, mjek, deri edhe një kolektiv, ndërmarrje në mënyrë publike. E para me bodecin, pastaj fletërrufetë deri me gazeta e murit, kur në çdo qytet kishte një kënd të tillë. Por ato më klasiket, e paharruara kryesisht për Tiranën, brezat e viteve ’60-të ishte dhe mbetet bodeci.

Sigurisht, me personazhet e kohës, shoqëruar me karikatura të bujshme për nga realizimi, deri me kritika në formë bejteje apo me poezi, që ishin disa nga mënyrat, me të cilat evidentoheshin kryesisht “gagarelët”, ndjekësit e modës, pijanecët.

Pastaj fletërrufetë apo dacibaot të njohura, që ndryshe nga bodeci aplikoheshin në të gjithë Shqipërinë, por jo të shoqëruara me karikatura. Ndiqej forma kritikë-autokritikë, me përgjigje deri në një afat kohor të përcaktuar. Në vite e dekada kështu ka funksionuar kritika publike, “demaskimi” për të rinj e të reja, dashuritë e “ndaluara”, qejflinjtë, ndjekësit e modës, ata dembelë, të papunë, pasionantët e muzikës, mosrealizuesit e normave, por edhe intelektualë, mjekë, profesorë, artistë, shkrimtarë etj., etj.

Një popull nën frikën, ankthin e bodecit e të fletërrufeve. Vetëm kur papritur e shihnin emrin, veten, në stendat e mëdha të qyteteve dhe njerëz të grumbulluar duke i lexuar ato. Në një rikthim si funksiononte ai mekanizëm kritik popullor, kush e organizonte vendosjen e tyre apo realizonte karikaturat, tekstet. Cili ishte ndryshimi midis bodecit e fletërrufeve dhe si e kujton Bujar Kapexhiu, artisti i njohur shumëdimensional, atë proces, sa kurioz për nga humori, stili, që përdorej, por aq kërcënuese, ngacmues, i rrezikshëm e me pasoja për individin. Ku ishin stendat e përdoruara të bodecit e fletërrufeve në Tiranë?

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU