Agron Islami: Tani jam i qetë… mund të flasim…

Mes turmave të pafund të shqova.
Një flutur tundi krahët
aromën tënde ndoqi, ndoqa.
(Të) erdha.
më pëlqen të vij te ti
(se) ti më çon te vetja.

Tani jam qetë
Mund të flasim.

-Kaq e rëndësishme jam (unë)? – pyete.
-Kaq të rëndësishëm jemi ne.
-Kaq e rëndësishme është bota – të thashë.

Mes turmave të pafund:
jemi veç ti dhe unë.

*

Lëshova fyellin e sime
zemre
ti u këndelle nga
dremitja.
E njohe melodinë!
I vure veshin.
U poqe ta zije
nga vjen.
E zure.
Nuk e di pas sa kohe
e zure.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGRON ISLAMI: PIKTURË ME FJALË

Poezi nga Agron Islami

Më pëlqen kaq shumë,
je shpirtfëmije.
më lejo të të shoh gjatë dhe të të pikturoj
jo me anë të brushës, por me anë të fjalës.
të të pikturoj, jo ashtu siç dukesh
por, siç nuk dukesh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


AGRON ISLAMI: I KËRKOJ FALJE LOTIT …

Poezi nga Agron Islami

I kërkoj falje kohës që s’isha i pranishëm kur ajo erdhi.
I kërkoj falje lotit që syri s’e la të binte
I kërkoj falje buzëqeshjes se buza dot s’e pikturoi.
U kërkoj falje njerëzve që më folën dhe unë nuk isha i vëmendshëm.
I kërkoj falje vetes, që ia mora veten.


LIBËR I RI NGA AGRON SHALA: DEKALOGU (NGA MOISIU DERI TE KIEŚLOWSKI)

Shtëpia Botuese “Armagedoni” ka nxjerr nga shtypi veprën e re të publicistit Agron Shala – Dekalogu (nga Moisiu deri te Kieślowski).

Kjo vepër studimore merret me analizën e një prej veprave më unike të kinematografisë botërore, Dekalogun e regjisorit polak, Krzysztof Kieślowski, duke i bërë po ashtu analizë Dhjetë Urdhrave sipas juadizmit, krishterimit dhe islamit, e duke i ndërthur këto me realitetin shqiptar.

Publicisti dhe studiuesi Daut Dauti, që ka shkruar parathënien e kësaj vepre, ndër të tjera ka thënë: “Kur shikohet “Dekalogu” i Kieślowskit dhe kur lexohet libri i Shalës, kuptohet thënia se ‘thjeshtësia është madhështi

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult