Nga Esat Halilaj
Ah, Shqypni, Shqypni mjera,
S’i s’mujta i her me t’urrye,
Ushqye m’ki me dhé e ferra,
E unê dasht’ni shpreh’ per tye.
M’ke trujt’, m’ke sha, m’ke shty tutje,
m’ke kap fytash; kam kên t’u plas,
me duer t’çume për ty n’lutje,
me zemrên pesh’ ty t’u t’dasht.
M’u ngjall’ s’mujta, me vdek s’m’le,
As vorr s’kam, as plang, as shpi,
Për nanë t’njoha – për djal’ s’më njeh,
Por m’le si ashkël t’u kalb’ në shi.
Ah, Shqypni, Shqypni shkreta,
Si s’mujta kurrë me t’lshue nji namë,
M’vuejti zemra me skuta t’veta,
namë e gjamë t’u hang’ me dhâmë.
S’mujta kurrë pa t’dishrue,
s’mujta kurrë me nxjerr vneri,
Me plag’t q’i t’u m’kullue,
Prep se prep t’dishroj si nieri.
ObserverKult
Lexo edhe: