Dashuria para dhe pas vdekjes, poezi nga Ahmet Selmani

para dhe pas ahmet selmani

Dashuria para dhe pas vdekjes
(ose leximi më sytë e zemrës)

Nëse
bie në dashuri
para vdekjes
mos kujtoni se jam çmendur
është mall im i fshehur
si një larvë fluture
të cilin s’mund ta marr me vete
as ta frenoj
as ta flak tutje

nëse pas vdekjes
ringjallem nga urna e dashurisë
dhe bëhem ëndërr e dikujt
nuk jam korrabaçë e frikshmë
as relikt i kalbur në kujtesë
por testament i pashkruar
që mund të lexohet
vetëm me sytë
e zemrës

ObserverKult


Lexo edhe:

ZHAK PREVER: BARBARA…