(ose njerëzit që mbijetojnë si milingonat)
Ynëzot
diçka nuk është në rregull
me ne
gjithçka e kemi më të madhe
se atdheu
edhe marrëzinë që valëvitet
si flamur krenarie
edhe urrejtjen që shpërthen
si teshtimë djalli
edhe kllapinë që na pllakos
në secilën stinë
edhe zgjimin që është gjithmonë
i vonuar
vetëm atdheun e kemi tepër
të vogël
sa për parinë e pangopur
me turinj bishash
dhe sa për një grusht
njerëzish
që të mbijetojnë
si milingonat.