Ahmet Selmani: Keqardhje për dashuritë

(ose buzëqeshja e një dite)

Më vjen keq
për ato dashuri që buzëqeshin
vetëm një ditë
kur i mbulojnë me lule të freskëta
si ndonjë varr
dhe pastaj thahen e bëhen pluhur
pikëllimesh