Ahmet Selmani: Krimbat e Kështjellës së Rozafës

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose ata që flasin me gjuhën e thikave)

Rozafën
e murosën të gjallë
që kështjella të qëndronte
në këmbë
por gurët mbi trupin e saj
u shndërruan në krimba
që tani jetojnë të lumtur
në shpirtin e atyre
që flasin me gjuhën e thikave
duke i ndarë përgjysmë
edhe ëndrrat e natës.