Ahmet Selmani: Kur nisi të qante vasha

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose shiu që u ndje i mposhtur)

Kur nisi
të qante vasha me lot
një qyqe
seç iku me vrapin e kalit
nëpër qiell
kurse shiu ngaqë u ndje
i mposhtur
u ndal si burrë i turpëruar
e me faj.