Ahmet Selmani: Loja e ortekut

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose marrëzi dashurie)

Po rrëshqas
si ortek bore nga shpatijet e pjerrëta
të dashurisë
shkapetem plot oshëtimë tatëpjetës
e të përfshij
fundekreje si një llavë e fundbotshme
dhe rishtazi
të nxjerr në syprinë me duart e zjarrta
e më pastaj
fillojmë të qeshim zëshëm si dy të marrë
që s’duan
t’ia dinë as për sytë e gapërruar të kësaj
bote
e as për hijen e zezë të vdekjes që sillet
rrotull.