Enver Sulaj: Fjala

enver sulaj

Poezi nga Enver Sulaj

E ruaj thellë në shpirt
Aty ku digjet gjithçka si letër.

Në ajër valvitet shamia e kuqe.

Vërtet më dhemb fjala
Relikti i fundit nga zjarrmia e stinës.

Si (s’) të them lamtumirë?

Korrik, 2023

ObserverKult


Lexo edhe:

ENVER SULAJ: EDHE SOT E SHIKOVA ALBUMIN

(Babait, në përvjetorin e kalimit në përjetësi)

Edhe sot e shikova albumin
duke kërkuar një copë të djegur kujtimesh
mbetur nga hiri e mizoria e kohës.

Disa foto u dogjën në luftë
Të tjerat s’u bënë për mungesë guximi
për ta sfiduar harresën
se nuk e njihnim vdekjen…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

PËRSE FJALA E DUHUR VJEN PËRHERË NË ÇASTIN E GABUAR?

Nga David Grossman

“Përse të panjohurit në metropole, në vend që të mjaftohen me vështrimin, nuk afrohen e të thonë se ke buzëqeshje të bukur?

Pse pas 30 vitesh, në një kafene në qendër, nuk ritakon kurrë atë për të cilin ke luftuar? Përse nënat lodhen kaq shumë për të kuptuar fëmijët e tyre dhe baballarët për t’ i pranuar?

Përse fjala e duhur vjen përherë në çastin e gabuar? Përse nuk ndodh kurrë të rendësh nën shi, të ndalosh te porta e dikujt, ta bësh të zbresë te ti, t’i kërkosh ndjesë e ndërsa flet marrëzira të gjendesh buzë më buzë me të e të dëgjosh të të thotë:”S ‘ka rëndësi asgjë tjetër! Ti je këtu!”?

Përse nuk ndodh kurrë të zgjohesh natën nga një zë që të thotë në telefon:”Nuk të kam harruar kurrë!”?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU