Ahmet Selmani: Mësimi i servilit

para dhe pas ahmet selmani


(ose metafora e urës)

Mësohu
të bëhesh urë
dhe le të kalojnë
mbi kurrizin tënd të kërrusur
madje edhe nëse të pështyjnë
ti shtiru sikur s’ke parë asgjë
ose më mirë lëpije si mjaltin
dhe kurrë mos u bëj mal
me kokën lart
se u bën hije
të fortëve.

ObserverKult


Lexo edhe:

AHMET SELMANI: XHEVDET BAJRAJ, POETI I KOHËS DRAMATIKE

IN MEMORIAM
Xhevdet Bajraj (1960-2022)

Xhevdet Bajraj

Xhevdet Bajraj: “Copa ime e qiellit”


a) Metafora e qiellit


Duke u nisur nga titulli i librit poetik “Copa ime e qiellit” të autorit Xhevdet Bajraj, fare lehtë zbresim në rrafshin e një kryefigure me shtrirje përthekuese. Kjo a priori mëton të jetë ose të duket si një emërues i përbashkët në gjithë ecurinë e mëtejme. Dhe, si e tillë, para së gjithash, sugjeron kuptimin e hapësirës ose të lirisë vetore. Në të vërtetë, duke qenë vetvetiu e gjithsecilit, atëherë është e kuptueshme se i përket edhe poetit për ta shfrytëzuar si një të drejtë ekzistenciale.

Prandaj, logjikisht kjo figurë merr një karakter programatik, sepse nëpërmjet saj autori e koncepton pak a shumë çështjen e lirisë njerëzore. Ai përpiqet që në suaza të saj ta zbulojnë thelbin e gjërave konkrete që i përkasin atij si qenie njerëzore dhe krijuese. Po ashtu, aty gjendet edhe poezia si një muzë e strukur, të cilën ai arrin ta gjejë me anë të vëzhgimeve dhe përjetimeve të ndryshme.

Kështu disi zotohet për ta shpalosur qëndrimin e vet ndaj asaj që ka ndodhur brenda kohës dhe hapësirës së caktuar. Pa dyshim, kjo është një përvojë jetësore e cila rishfaqet herë si dashuri, herë si dhembje, herë si pikëllim, herë si dëshpërim etj. Brenda këtyre sferave fillon shqiptimi artistik i asaj që e ka tronditur qenien e tij.

Dhe rrjedhimisht këtë botë të pazakontë e vendos në optikën e një gjykuesi të mprehtë, për ta kumtuar me anë të një ligjërimi të veçantë poetik.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU