Ahmet Selmani: Mos kërko nga unë të bëhem turmë


(ose jam Krishti që qesh kur më gozhdojnë)

Mos
kërko nga unë të bëhem
turmë
që vrapon si një kalë i pafre
duke valëvitur
portretin tënd me turinj Jude
unë jam
Krishti që qesh edhe kur më
gozhdojnë
që notoj në lumin e gjakut tim
dhe dal
në brigjet e shpresës si peshk
fluturues.