Ahmet Selmani: Paradoksi i së dielës

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose mallkimi i dashurisë)

Dita e diel
zyrtarisht është ditë pushimi
por të gjitha punët bëhen këtë ditë
veç pushimi vdes në zgavrën e gojës
dhe dashuria dënes mbi trupin e tij
duke mallkuar ditën e përfolur
nga njerëzit.