(ose engjëjt e çmendur)
Befas
fillojnë të shkasin buzët
si kërmij të përflakur
s’kanë nevojë as për dritë
e as për terrinë
të gjitha udhët i gjejnë vetë
shtegtojnë pa u ndalur
herë ngjiten ngadalë
shpatinave
e herë zbresin më shpejt
luginave të trupit
kridhen në ujëvarën
e flokëve
dhe kur shfaqen
duken si dy engjëj të çmendur
që s’duan t’ia dinë
për botën.