Ahmet Selmani: Stina kur shpresa vdes e para

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose zotërat me dorashka të hekurta)

Ka stinë
kur shpresa nuk vdes e fundit
por e para
dhe njerëzit e dëshpëruar
nuk e varrosin atë
në qenien e tyre të plagosur
se kanë frikë
do të ngjajnë si varr i gjallë
por vetëm qajnë
mbi arkivolin e saj prej ajri
prapë duke jetuar me shpresën
e vdekur
për të dëshmuar se mund t’ia dalin
veç me një kothere buke
që ua hedhin zotërat me dorashka
të hekurta.