Poezi nga Ahmet Selmani
UDHA E PËRPJETSHME
(ose kuajt e Xh. Bajrës)
Maestro,
seç u shkëpute këndejza
dhe more udhën e përpjetshme
si zog i bardhë
me butësi engjëlli
e me buzëqeshje dielli
ah maestro,
ti nuk më ke braktisur
si njerëzit me sëmundje të harresës
ti prapë po zbret poshtë
bie si shi kujtimesh
mbi dhembjen time
duke më krijuar një lumë
për të notuar si peshk i përmalluar
e për të dalë në brigje
ku më presin vargjet e tua
si kuaj të bukur
ah maestro,
tani më ke bërë
ta dua më shumë qiellin
se tokën.
ObserverKult
Lexo edhe: