
ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Michel Quoist:
Ai që kërkon të përfitojë diçka nga dashuria, nuk është i dashuruar, është tregtar.
Gëzimi lind në çastin kur heq dorë nga kërkimi i lumturisë tënde për t’u dhënë të tjerëve.
Të duash nuk do të thotë të kesh dikë që të pasuron, por të jesh pjesa që e pasuron atë.
Është steril vetëm ai që jeton pa dashuri. Dashuria është mbartëse dhe krijuese e jetës.
ObserverKult