reklamë

Ajne Ibërhysaj: Këtij qielli nuk i përshtatem…

Sot, qielli ka veshur lëkurën time.
Retë, si zogj pa flatra,
flenë mbi qepallat e syve,
lundrojnë në detin e qetësisë sime,
duke kërkuar një çast ngrohtësie për ta blerë.

Sot, dita nuk është ditë.
Më ngjan si një hije që ledhaton rrudhat e reve
dhe qesh me sytë e dallëndyshes që endet pas dritës.
Dielli është vetëm një monedhë e fshehur
në xhepin e një endacaku të humbur rrugëve,
që rri aty, duke pritur – si unë.

Që ti të më pikturosh agun e zjarrt
në telajon e syve të tu…

Fjalët ecin zbathur mbi çatitë e shtëpive, askund nuk dëgjohet zë
Veç klithma zogj që ikin as vet nuk e dijne ku do i degdise kjo stinë e vjeshtës.
Përbihen nga dhimbjet me mish e me shpirt.
Kjo ditë me shi, a e di si më ngjan?
Si buka në ëndrrën e një shkrimtarit,
apo si vargjet e një poeti të heshtur…

ObserverKult