“U bën pishman”/ Aktorët që refuzuan të luajnë rolin kryesor në këta filma të famshëm

Leonardo di Caprio rrëfeu në një intervistë se refuzoi rolin e Anakin Skywalker në filmat e mirënjohur “Star Wars” sepse thjesht nuk ndihej gati për një rol të tillë. Të njëjtën arsye ai shprehu për rolin e Robin ne filmin “Batman Forever”. Por, Leonardo nuk është i vetmi që refuzoi të luajë në filma të famshëm.

John Travolta refuzoi filmin “Forrest Gump” që të merrte pjesë në filmin e Tarantinos “Pulp Fiction”. Të dy filmat përfunduan ballë për ballë në Oscars 1995, me “Forrest Gump” që fitoi gjashtë çmime – duke përfshirë për aktorin më të mirë për Tom Hanks – krahasuar me një çmim për “Pulp Fiction”.

Will Smith refuzoi rolin kryesor në “Matrix” sepse filmi kishte një koncept të vështirë për t’u kuptuar. Ai shtoi se mendonte se performanca e tij nuk do ishte më e mira dhe se ai nuk ishte aq i zgjuar si aktor asokohe, transmeton ‘lapsi.al’.

Mel Gibson nuk pranoi të luante rolin e Maximus në filmin “Gladiatori” sepse mendonte që ishte tepër i vjetër për të patur fizikun e duhur. Roli i shkoi aktorit Russell Crowe, i cili fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në 2001.

Emma Whatson refuzoi filmin “La La Land” për të marrë rolin në filmin tjetër “Little Women”. Ishte një tjetër Emma e famshme qe luajti rolin e Mia-s në filmin artistik muzikor fitues të Oscar.

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇMIMIN “LUMO SKËNDO” SIVJET E FITON SHKRIMTARJA, LEA YPI

ObserverKult