Aktorja në gjendje të rëndë pas aksidentit. Familjarët: Nuk ka shpresa…

Nuk ka shpresë që aktorja amerikane, Anne Heche, të mbijetojë pas aksidentit me makinë që ndodhi në fillim të kësaj jave”. Kjo është deklarata që familja e saj ka dhënë së fundmi. Aktorja është në koma dhe ka një dëmtim të rëndë të trurit, që nuk furnizohet me oksigjen.

“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme,” shtuan ata.

Makina e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar. Policia tha se analizat paraprake të gjakut zbuluan se ajo kishte konsumuar dr ogë, por nevojiteshin testime shtesë.

Aktorja në gjendje të rëndë pas aksidentit.

53-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka luajtur shumë role në një sërë filmash. Ajo është gjithashtu ish-partnerja e moderatores së talk shou Ellen DeGeneres, me të cilën u takua në fund të viteve 1990. Heche u shfaq në një episod të sitcom-it të yllit, Ellen, në 1998.

Ajo po lufton me jetën në qendrën e djegies Grossman në spitalin West Hills./dritare.net


Lexo edhe:

HISTORIA E PANJOHUR: AKTORJA SHQIPTARE QË KA LUAJTUR ME TË MADHEN, SOFIA LOREN

ObserverKult