Aktorja: Në Shqipëri sot po nuk je e bukur dhe po s’pate dashnor drejtorin, mbetesh pa punë

rezarta caci aktorja

Aktorja e humorit, Renada Caci dhe moderatorja Daljana Sejdia janë përfshirë në një diskutim mbi faktin se sa e rëndësishme është të qenurit i/e bukur për t’u pranuar në ekranet shqiptare.

Aktorja u shpreh se “bukuria në Shqipëri të hap rrugë”. Ajo theksoi se për të qenë pjesë e ekranit duket patjetër të kesh 13 kg silikon në buzë, të kesh hequr nja 13 brinjë për të zvogëluar belin. Dhe sipas saj, shpesh edhe drejtorin apo pronarin dashnor.

Renada Caci: Bukuria në Shqipëri të hap rrugë, duhet të kesh buzë të fryra dhe sy bojë qielli që të jesh aktore kryesore në një film.

Daljana Sejdia: Jo, mendoj se ka vend për të gjithë në ekran, jo vetëm për vajza të bukura

Renada Caci: Është bërë bozë ky kriteri kohët e fundit që një femër pa hequr nja 30 brinjë anash dhe pa formuar bel, pa pasur 13 kg silikon në buzë nuk mund të jetë një moderatore, pa i vënë gishtin askujt. Ka zënë frikshëm tregun.

Moderatoret duhet të jenë patjetër të bukura.

Daljana Sejdia: Kemi një lloj diversiteti, nuk bie dakord me të

Renada Caci: Sot janë futur rëndom dhe frikshëm klikimet.

Daljana Sejdia: Nuk jemi televizion rumun ose bullgar, pa dashur, kam një standart të bukurisë për vajzat dhe janë shumë të ekzagjeruara në ndërhyrjet kirugjikale. Kurse ne kemi vend për të gjithë.

Renada Caci: Ti shikon artiste dhe moderatore shumë të talentuara që rrinë në shtëpi dhe na shikojnë nga ekrani

Daljana Sejdia: Nuk është standart vetëm bukuria, por meritokacia që në vendin tonë mungon.

Renada Caci: 30% meritokraci ka mbetur këtu./vjosa

ObserverKult

Kliko edhe:

RAJMONDA BULKU, AKTORJA QË “TRONDITI” KINEMANË SHQIPTARE

TAKIMI I FUNDIT ME SHPRESA BËRDËLLIMËN, JA ÇKA I THA AKTORJA E NDJERË

PO BËHEJ GATI PËR SERIALIN E RI, GJENDET E VDEKUR AKTORJA E NJOHUR