Aktorja e njohur, Delinda Disha, është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.
Ajo është përballur me një polic që sipas saj pasi i ka vënë gjobën “e ka gjuajtur”, transmeton ‘gazeta tema’.
“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh….
Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska.
Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka marrë shumë mesazhe të vajzave që janë gjendur në të njëjtën situatë.
ObserverKult
Lexo edhe:
AKTORJA RUSE QË MBETI 40 VITE “E KYÇUR” NË ARKIVAT E SHQIPËRISË, FILMI DËSHTOI…
“Fortuna“ filmi shqiptaro-rus mbahet mend për aktoren e bukur që në artin kinematografik shqiptar shkëlqeu vetëm për disa çaste e që më pas u shua në qiellin e pafund të politikës.
Ajo ishte një grua që vinte nga Rusia e largët, një bukuri që e kishin zili jo vetëm regjisorët rusë por dhe aktorët shqiptarë të cilët patën fatin të jenë krah saj në sheshin e xhirimit.
Ariadna Shengellaja interpretoi ne filmin i cili për më shumë se 40 vjet qëndroi i kyçur në arkivat e shtetit, në vitin 1958 nisën xhirimet për një film të përbashkët ruso-shqiptar, “Fortuna”.
Sapo ishin shfaqur dy filmat e parë artistikë shqiptarë, njëri me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit dhe “Tana” me metrazh të plotë i Kristaq Dhamos.
Ky i fundit ishte dhe bashkëregjisor i filmit “Fortuna”, kurse regjisori tjetër ishte rusi Juri Ozerov, një regjisor jo shumë i njohur në vendin e tij.
Ndër aktorët kryesorë, Naim Frashëri, Mario Ashiku, Pjetër Gjoka, Lazër Filipi, Vangjel Heba etj, bënin pjesë dhe aktorët rusë Nikollaj Griçenko…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU