Akuzohet nga ish-punonjësja për “biseda të papërshtatshme”, reagon Robert De Niro: Turp të qoftë

Ish-asistentja e Robert De Niro-s, Graham Chase Robinson e ka akuzuar aktorin për abuzim verbal si dhe biseda të papërshtatshme telefonike. Krejt akuzat e saj i ka hedhur poshtë, aktori De Niro në sallën e gjykatës së fundmi.

Robinson po kërkon 12 milionë dollarë dëmshpërblim. Në anën tjetër juria po shqyrton gjithashtu provat në lidhje me një padi të ngritur kundër Robinson nga De Niro në të cilën aktori pretendon se ajo ka vjedhur gjëra prej tij. Aktori po kërkon po ashtu kthimin e tre viteve të pagës së Robinsonit.

“Na jepni pak pushim. Na keni sjellë krejt këtu për këto gjëra”, tha De Niro.

Ndërkohë, Robison në gjykatë tha edhe ankesa tjera drejtuar De Niros, konkretisht se e ka thirrur në telefon dy herë derisa ishte në një ceremoni varrimi të familjes.

E De Niro u përgjigj menjëherë se nuk e ka ditur se ku gjendej ajo teksa e ka thirrur në telefon.

Po ashtu Robinson akuzoi aktorin se preferoi që ajo t’i fërkonte shpinën, gjë që shkaktoi një tjetër zemërim nga De Niro.

Robinson ka mbajtur më parë pozicionin e zëvendëspresidentes në kompaninë e prodhimit të De Niro, Canal Productions, por dha dorëheqjen në vitin 2019. Ndër pretendimet e saj, Robinson akuzoi aktorin si një punëdhënës jombështetës, që nxiti një mjedis pune toksik.

Por pas krejt këtyre ankesave, De Niro nuk është përmbajtur duke i thënë “Turp të qoftë” për krejt ato që i tha. Pas kësaj fjale, ai kërkoi falje me zë të ulët.

De Niro, 80 vjeç ka fituar dy Oscar në gjashtë dekadat e rrugëtimit të tij, derisa ka krijuar role të paharruara.

Filmi i tij i fundit është “Martin Scorsese’s Killers of the Flower Moon”.

Ndryshe, seanca gjyqësore lidhur me këtë rast pritet të vazhdoj me 10 nëntor.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT DE NIRO FLET PAS AKSIDENTIT NË SHESHXHIRIM

Robert De Niro së fundmi ka folur rreth aksidentit të ndodhur në sheshxhirim.

Në një intervistë për “Indie Wire” , aktori tregoi se lëndoi këmbën teksa po xhironte filmin  “Killers of the Flower Moon” në Oklahoma.

“Dhimbja ishte torturuese dhe tani unë duhet të vizitohem. Por kjo ndodh, veçanërisht kur plakeni, duhet të jeni të përgatitur për gjëra të papritura”, u shpreh De Niro, transmeton ‘lapsi.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


mban mend, poezi nga jorgo bllaci

DOLORES M. GARCIA: THUAJI QË E DUA DHE MË MUNGON…

Nëse trëndafilat rriten në Parajsë,
Zot, të lutem, bëj një buqetë për mua.
Dhuroja nënës sime aty,
dhe thuaji Zot, sa shumë e dua.

Thuaji që e dua dhe më mungon
dhe kur të buzëqeshë ajo
jepi një puthje në faqe
dhe një përqafim të ngrohtë!

Kujtimi i saj më ndjek pas
çdo ditë e çdo minutë,
por dhimbja që ndjej në zemër
nuk do më shqitet kurrë!

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult