Dolores M. Garcia: Thuaji që e dua dhe më mungon…

Nëse trëndafilat rriten në Parajsë,
Zot, të lutem, bëj një buqetë për mua.
Dhuroja nënës sime aty,
dhe thuaji Zot, sa shumë e dua.

Thuaji që e dua dhe më mungon
dhe kur të buzëqeshë ajo
jepi një puthje në faqe
dhe një përqafim të ngrohtë!

Kujtimi i saj më ndjek pas
çdo ditë e çdo minutë,
por dhimbja që ndjej në zemër
nuk do më shqitet kurrë!

Shqipëruar nga Elda Zavalani

*Titulli i origjinalit: “Nëse trëndafilat rriten në Parajsë”