Al Pacino: Miqtë mbaji afër. Armiqtë, edhe më afër…

Thënie nga autorë të ndryshëm:

  • Njeriu dorëlëshuar nuk është armiku i askujt, përveçse i vetes së vet./ John King
  • Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene
  • Miqtë mbaji afër. Armiqtë, edhe më afër./ Al Pacino
  • Bibla na thotë të duam të afërmin e të duam edhe armikun tonë; me gjasë, ngaqë bëhet fjalë për të njëjtin person./ Gilbert Keith Chesterton
  • Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard
  • Fali armiqtë e tu, por mos ua harro emrat./ John Fitzgerald Kennedy
  • Pushteti nuk është vetëm çfarë ti vërtet zotëron, por çfarë armiqtë mendojnë që ti zotëron./ Saul Alinsky
  • Për t’u përballur me armiqtë lypset shumë guxim, po aq lypset edhe për miqtë./ J. K. Rowling
  • Festat bëhen me miqtë, pasi me armiqtë nuk rezultojnë të hareshme./ Pino Caruso
  • Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz
  • Durimi është në themelin e një paqeje të gjatë. Tërbimi është armiku ynë kryesor./ Tokugaëa Ieyasu
  • Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille

/ObserverKult