T’kam dashtë edhe kur nuk duhej!

Nga Alba Fekaj

Me mall t’kam ftu me vallzu tan’ jetën e lume pranë krahëve të mi.
S’të kam pa me urrejtje ndonëse ti gjithmonë m’ke mallku.
T’kam dashtë edhe kur nuk duhej!
E vetes prapë goditje t’randë i kam dhanë. T’kam mallku, jam përvlu…
Cili asht’ faji…
Mos që ta dhash’ dashninë e tanë botës.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR DO NA E BASH NJË FËMIJË? PYETJA QË S’DUHET T’I BAHET NJI GRUAJE

Nga Ada Halilaj

Nuk ka pyetje ma të pandjeshme, ma të pasjellshme, ma trazuese, ma të sikletshme, ma të pavend dhe ma pak inteligjente për një grua sesa pyetja : Kur do na e bash një fëmijë?

Kam kohë që dua ta them.

Kam kohë që dua ta shkruaj.

Kam kohë që dua ta diskutoj me ata që pa pikën e delikatesës dhe pa gramin e vetkontrollit kërkojnë llogari mbi lajmet e reja rreth trupit tem.

Pse nuk e kam ba? E para sepse sa herë kam drejtu anijen e mendimit në këto ujëra, kam rreziku me u mbyt prej akuzave si hatërmbetëse, si ekzagjeruese, si ajo që sheh molla të kalbuna në çdo shportë veç sepse don me pas gjithmonë diçka me thanë, veç se don me triumfu me fjalën e fundit në tavolinë.

E dyta sepse edhe për mu, si për shumë gra të tjera, konflikti midis zgjedhjes së lirë dhe imponimit të roleve brenda një kulture që grave ua varros emocionet e paautorizume nën shtatë lëkura, nuk asht aq i lehtë me u zgjidh me dy duar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU