Poezi nga Alban Bala
as n’ândrrat ma të guximshme
nuk kam mujtë me gjetë
nji gjâ kaq t’rrallë e t’çmueshme si ti:
kristal i kaltër, rubin ngjyrë ajri,
fllad torkuaz i veshun me diell,
përrallë përmbi përrallat q’i andrrojnë fëmijët
kur ndajnë të rriten
as nëpër ândrra nuk e kisha pritë
me gjetë zânin tand prej fildishit,
dritën e mêndjes, butsinë e shpirtit,
m’ndafshin e artë të drojës së brishtë
hijeshinë e hyjnisë që ec’ përmbi Tokë
me shkelën e urtë të guximit,
shikimin e naltë q’i mban zogjtë në ajër
dhe qeshjen që mbramjes ndez yjet
as nëpër ândrra nuk e kisha pritë
me gjetë kaq shumë frymë në dy sy.
Paskam lé për me pá dy Hána në qiell
e për me ândrru veç nji f’tyrë…
E kam ditë
se Zoti âsht i mirë
fort i mirë…
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBAN BALA: SONTE TË PASHË NË RRUGË, NË ÇDO FYTYRË…
Sonte të pashë në rrugë. Ishe ti
Në trupin e një tjetre. Ikje
Brenda ecjes së pasigurt, fustanit që era
Ta lëmonte me sy.
Ishe ti me një fytyrë tjetër.
Shpatullat e gjera, lëkura vizllinte
Muzgun me ngjyra toke në qiell…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
ALBAN BALA: TI E KE DITUR QË TË KAM DASHUR GJITHMONË!
Ti e ke ditur që të kam dashur gjithmonë.
Isha përherë aty ku ti sa kishe ikur
Ose aty ku do arrijë, në pragun e syve të mi të mbyllur.
Edhe pa të parë, arrija të të shihja.
Ti gjithmonë e ke ditur që të kam dashur, të kam pritur
Edhe kur s’e dija se ishe, kur s’kisha lindur…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU