Alban Bala: Sonte të pashë në rrugë, në çdo fytyrë…

Sonte të pashë në rrugë. Ishe ti
Në trupin e një tjetre. Ikje
Brenda ecjes së pasigurt, fustanit që era
Ta lëmonte me sy.
Ishe ti me një fytyrë tjetër.

Shpatullat e gjera, lëkura vizllinte
Muzgun me ngjyra toke në qiell.
Flokët e ndritshëm, qeshja e verbër,
Isha gati të të ndiqja
Me shpresë se kur të ndaleshe
do të ishe prapë ti…

Malli mund ta krijojë një njeri nga kujtesa
Por nuk mund ta ndalë një ikje.
Sonte të pashë në rrugë në çdo fytyrë…

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBAN BALA: I LUMI UNË PËR TY, SA E MIRA JE!