Alban Bala: Ti je përherë aty ku të pres

Ti je përherë aty ku të pres, poezi nga Alban Bala

Si ja del të jesh gjithmonë aty
Ku kujtesa shkruan dëshirat?
Gjithmonë në kohë si një orë e mirë,
E pastër si ëndrrat, e kthjelltë si uria,

E bukur si dritarja prej ku duket bota
E përkorë dhe e plotë si hëna e prillit
E ëmbël si malli, e heshtur si prekja
E dorës që përkëdhel gjumin tim

Si ja del të dish gjithçka që kam ditur?
Të dish edhe atë që ende nuk e di…
Zemrat nuk shohin me sy por me dritë
Dhe unë me dritën tënde jam rritur…

Si ja del të jesh ajo që kërkoj?
Unë shpesh nuk di çfarë kërkoj. I njoh gjërat
Pasi i gjej.
Ti je përherë aty ku të pres
Dhe nëse të pres do të thotë se je…

ObserverKult

______________________

Lexo edhe:

ALBAN BALA: I LUMI UNË PËR TY, SA E MIRA JE!

Sublime si drita, e dlirë si buzëqeshja,
E heshtur si ora kur mat hapin e muzgut,
E bukur si ecja, e kthjellët si agu
E pastër si shiu mbi lule…

I lumi unë për ty, sa e mira je!

Ndoshta kur të krijoi Zoti po më thoshte
Gjithë dashurinë e tij me një fjalë të vetme.
Se ti je e mirë sa s’të rrokin ëndrrat,
E ndritshme dhe e gjelbër, si gjethet.

Je ajri i ndajnatës nën hënën e plotë
Dhe vesa e përndezur mbi lulëkuqet mes grurit.
Ndoshta Zoti të ka dashur kaq fort!
I lumi unë për ty!
Zemrat e bukura plasin më fort se guri.

Nuk ikin. As vdesin. Veҫ buisin dritën
Dhe ashtu të përjetshme butë i luten Zotit
Tek prehen dëshirash si ëndrra të mira
Nën puthjen e ngrohtë të lotit.

I lumi unë për ty, sa e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult