Diçka që më ngacmon,
Diçka që më pushton,
Diçka që nuk arrij,
Diçka që vjen nga ti,
Diçka që fort kërkoj,
Diçka që ëndërroj,
Diçka që e ke ti,
Diçka që nuk arrij.
Diçka më ka verbuar,
Nuk isha i mësuar,
Më bën të fluturoj,
Vetëm kaq kuptoj.
Që atëherë unë kohën
Nuk e kam ndjerë,
Zërin tënd dëgjoj dhe botën e harroj…
Gjërat nuk kanë më vlerë
Kur zërin tënd dëgjoj,
Dhe unë si përherë botën e harroj.
Dhe unë si përherë
Kur zërin tënd dëgjoj
Gjërat nuk kanë me vlerë dhe botën e harroj.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBAN SKËNDERAJ: MË SHTRËNGO DHE NJËHERË SI DIKUR (TEKSTI DHE KËNGA)