Alban Tartari: Eldës

Nuk na lidhin fijet
e kalbura të kësaj bote!
As ëndërrat në netët kur
na flihet.
As trupat,
prej kocke, prej mishi…
as premtimet që burojnë
nga goja ime – goja jote, 
e as unaza:
barra e rëndë që mban gishti.
Na lidh diçka tjetër
më e përbotshme:
Shpirti!