Alban Tartari: Engjëll apo djall…

Poezi nga Alban Tartari

Mëngjeseve kur unë lutem, buzët dridhen
Dhe ti më shfaqesh mbi buzët e mia
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
Gjersa formohet emri yt, Maria.

Natën mes territ kërkoj fytyrën tënde
Flak tej çarçafët që vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë ti në gjak më ke hyrë
Dhe thonjtë e mallit përbrenda po më shpojnë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mendë e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.

Pa ty si një tren ekspres koha shkon
Pse s’ndalet ky tren diku që të zbres
Zgjatem përtej saqë të të arrij
E unë nga dheu si xhind pranë të mbijë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mendë e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.

ObserverKult


Alban Tartari

Lexo edhe:

ALBAN TARTARI: DUA SËRISH TË T’I PUTH DUART…

Dua sërish të t’i puth duart
që janë rrudhur,
si kodrat e këtyre anëve,
ato duar, që dikur
bukë u dhanë partizanëve.

Dhe të vë kokën,
në prehrin tënd,
të më tregosh si dikur përralla,
nga ato që s’gjenden në asnjë vend,
dhe të ma këtë zilinë gjithë mëhalla.

Gjumi të më mundë,
në ritmin e ninullave
që ti këndon për mua,
të më lëmosh ballin,
aty ku fati im u shkrua…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU