Të tradhtova mbrëmë…poezi nga Alban Tartari

të tradhëtova, poezi nga Alban Tartari

Mbrëmë të tradhtova: Poezi nga Alban Tartari

Mbrëmë në mesnatë
Të tradhtova
E vetmja ime
Unë, besëshkeli i prapë.

Si durova dot bukurisë
Si qëndrova dot vetmisë
Mëkatit që brenda meje lëviz.

Ty të harrova për një çast,
Një çast i shushatur!
Ndërsa “mikja” hynte nga dritarja e hapur.

Harrova që Ti…
Ti je ajo që ma stolis ëndërrën…

Mbrëmë të tradhtova
E vetmja ime
Me të bukurën
Vetmitaren,
Hënën…

ObserverKult

=============

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023