Asgjë nuk më tremb sot, as nesër dhe asnjëherë…
Fryma e fundit kur të shuhet, Asgjë nuk do më trembë.
Kam takuar vdekjen dhe jeta më është një dhuratë
Prandaj asgjë nuk më tremb, vdekja jo se jo, por as jeta
S’më tremb më as ëndrra syshqyer që pret t’i shkoj pas,
As fëmija i palindur që më sheh nga hiçi e s’bëzan
Nuk më tremb vetmia që gllabëron shpirtra e përlot sy
as ndarja nuk më tremb sepse s’më ndan dot nga ty
as dashuria s’më tremb se ka emrin tënd
prandaj asgjë më nuk më tremb…
Asgjë nuk më tremb sot, as nesër dhe kurrë më
Edhe fryma e fundit kur të shuhet
as vdekja nuk do më trembë…