Albana Beqiri: Asht ba kaq e pamundun mos me të dashtë

albana beqiri

Asht ba kaq e pamundun mos me të dashtë
Pa ajër a mundesh me rrnue? A mundet dikush?
Aq edhe pa ty: je ajri që thith e gjaku që rrjedh n’damar
Je gjithcka që due me pasë. Gjithçka që kam.

Je si nji andërr e bukur, jetue në nji tjetër jetë
Fryma ime je: shpirt që pik’ e më freskon si vesë
Je hija që m’ndjek, njish me mue ba- m’therr e më mbron
Je ma shumë se vetja: dashni je që jetën ma zgjon

ObserverKult


albana beqiri vdekja

Lexo edhe:

ALBANA BEQIRI: RRUGËTIMI NËPËR LIBRA, I VETMI QË NUK MË LODH KURRË!

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Albana Beqiri.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk besoj në konceptin e lumturisë së përkryer. Lumturia ose është e tillë, ose nuk është; ose ke fatin ta prekësh e ta përjetosh ose thjesht nuk e ke atë fat. Personalisht lumturinë e kam përjetuar në tërësinë e momenteve të vogla apo të mëdha, të cilët më kanë bërë të ndjehem si mbi re. Dhe momente të tilla, fatmirësisht kam pasur plot.

Cila është frika juaj më e madhe?
Të mbetem e fundit e fisit. Më duket se kam qenë krejt fëmijë, kur për herë të parë e kam dëgjuar këtë shprehje, besoj në trajtën e mallkimit: mbetsh i fundit i fisit! Afërmendsh që aso kohe nuk e kuptoja domethënien. Me vite kam kuptuar sa i trishtë është si mallkim, sa i makthshëm si koncept. Frigohem se një ditë kur të zgjohem do të jem e fundit nga ata që kam njohur apo dashur.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nuk është vetëm një. Kam shumë të tillë. Por po përmend vetëm dy: time më dhe tim shoq. Admirimi për nënën besoj është i natyrshëm. Më gjithë vitet mbi supe, para saj mbetem fëmija i vogël, bota e të cilit është e sigurtë vetëm në prehërin e nënës. Gjithsesi, nënën e admiroj për fuqinë e madhe me të cilën ka përballuar të gjitha sfidat e jetës dhe ja ka dalë ta ruajë fisnikërinë e shpirtit, pa lënduar askënd, pikë së pari veten. Tim shoq e admiroj për dijen, dinjitetin dhe mungesën e komformizmit, që i ka me tepri…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU