Albana Beqiri: Dashuria është një ëndërr që jetohet zgjuar…
Dashuria është si ajri e ndjej kudo: më kalon nëpër duar, futet pa ndjerë në mushkëri më jep frymë Është e gjallë, më e zjarrtë se zjarri por prapë s’e shoh që s’e shoh, nuk e di, nuk e di, si ashtu përhumbshëm më ikën si pakuptuar më humbet nga sytë…
Dashuria është pasqyra ku na sheh tjetri jo vetja, është shija e kripur e mallit që trondit shpirtin parajsa që krijojmë vetë e ndihemi të lumtur kujtesa që edhe ajrin e dridh e bën të lëkundet është bari që rritet në shkretëtirën e pafundme kënga më drithëruese që askurrë s’është kënduar