Albana Beqiri: E çdo të isha pa ty shpirti im i mirë?

albana beqiri vdekja

E çdo të isha pa ty shpirti im i mirë?
Një ëndërr pa adresë, një lum që rrjedh kuturu
një shpresë e njelmët që qan poshtë dritares së dashurisë
apo një dëshirë krahëprerë, e fjetur në gjumë?!…

E çdo të isha pa ty zemra ime që më jep jetë?
Një femër e trishtë, nga dhembja kthyer në dru
teksa pemët lulojnë, një gjethe e tharë dhe e zbehtë
apo një dashuri e fikur pa dritë e pa jetë në sy?!…

E çdo të isha unë pa ty shpirti im që më bën dritë?
Një drithërimë që s’e gjen rrugën drejt vetes asnjëherë
një këngë e kënduar nga buzë të huaja pa gëzim
apo një syth i paçelur i pranverës që vonohet e s’vjen?!…

E çka do të isha pa ty në këtë ditë të zhytur në mall?
Mbase një trishtim i bukur që për mungesën tënde qan…