Albanë Beqiri: Andrra që e pashë mbramë

albana beqiri vdekja

Andrra që e pashë mbramë ngjan aq shumë me ty:
përthekohej qiellit si tu e lyp vetveten
unë turrevrap pas saj pa e ditë as cak e as fund
e ajo kthehej në kujtim që zbehej e veç zbehej…

Andrra që e pashë mbramë ish sikur unë:
hutueshëm sillej vetvetes si shpend pa nji krah
Donte oh sa shumë donte me fluturu
Nuk mundej. E përpëritej territ të natës deri në ag…

Andrra që e pashë mbramë ish si ne të dy:
përthekuar vetvetes në kërkim të njani-tjetrit;
puhizë që puth ditnatën e të sheh në sy