“Albano Carrisi frymëzoi shqiptarët për liri e demokraci”

Albano Carrisi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim në Presidencë këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi.

Meta publikoi në “Facebook” një video nga pritja që i bën këngëtarit Carrisi, ndërsa shkruan se me zërin dhe muzikën e tij si frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë.

Postimi i plotë i Metës në Facebook:

Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi. Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona. Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë. “Libertà, Quanti hai fatto piangere! Senza te, Quanta solitudine! Fino a che, Avrà un senso vivere Io vivrò, Per avere te”/tirananews.al

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

RAMA TAKON KËNGËTARIN: “SUPER ERMAL META E NIS TURIN…”

Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë…, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pasi zhvilloi sot si një bisedë të këndshme siç e cilëson ai me këngëtarin Ermal Meta.

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta do të mbajë sonte koncertin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shprehet Rama, teksa ka publikuar dhe një foto nga ky takim.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

“Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrij mbi skenë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp dje.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet

Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret antikovid, dhe do të mbahet në 30 % të kapacitetit. Ky koncert organizohet nga…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult