Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar Milan Šufflay, të cilin e ka cilësuar si, “mikun e madh të kombit tonë, Dëshmorin e Albanologjisë”.
“Në 90-vjetorin e vrasjes së tij brutale, nderojmë sot me mirënjohje kujtimin e paharruar. Veprën e jashtëzakonshme të mikut të madh të kombit tonë, dëshmorit të Albanologjisë, Milan Šufflay. Ai sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve”, tha Meta.
LEXO EDHE: Meta përkujton ditëlindjen e Isa Boletinit: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”
“Një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse. Si dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë”, ka theksuar Meta.